Ish-kapiteni i Liverpooli ka thënë fjalë të mira për mesfushorin James Milner, duke thënë se ai është në formën e tij më të mirë jetësore.
Liverpooli i transferoi dyshen e mesfushës gjatë verës për 100 milionë euro që të dy, Naby Keitan dhe Fabinhon, mirëpo lojtari i cili erdhi nga Manchester City si transferim i lirë po i mban ata jashtë formacionit startues, transmeton Gazeta Express.
“Milneri është duke iu shkaktuar probleme në zgjedhjen e formacionit. AI është në formën më të mirë të tij”, ka thënë legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
“Në formën e tij momentale ai është i pari që vjen në formacion”.
Milneri është duke shpresuar në qëndrimin e tij në Anfield, pasi që klubi në këtë stinor synon fitimin e titullit të Premierligës për herë të parë që nga viti 1990. /Gazeta Express/


