Gerrard: Anglisë i duhej një trajner si Klopp, Guardiola apo Mourinho

PUBLIKUAR

Steven Gerrard beson se e ashtuquajtura “Gjeneratë e Artë” e Anglisë do të mundë të kishte fituar ndonjë trofe nëse do të kishte pasur një trajner si Jurgen Klopp, Pep Guardiola apo Jose Mourinho.

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ishte pjesë e skuadrës plot yje të Anglisë në vitet e 2000-ta, përkrah lojtarëve si Wayne Rooney, Frank Lampard e David Beckham. Megjithatë, ajo skuadër nuk arriti të impresionte në ndonjë turne të madh, transmeton Gazeta Express.

Nën presionin e madh të mediave dhe tifozëve, Anglia dështoi në kualifikimin përtej çerekfinaleve në turnetë e mëdhenj nga Evropiani 96 deri te Kupa e Botës 2018, duke bërë që gjenerata e Gerrardit e talenteve në Angli nuk preku me duar trofe ndërkombëtar.

Duke e analizuar atë kohë tani, Gerrard beson se një problem i madh në skuadër ishte se ata nuk kishin trajner me statusin apo personalitetin aq të fuqishëm sa të lojtarëve, pasi trajnerë si Sven-Goran Eriksson, Steve McClaren dhe Fabio Capello dështuan të sjellin suksese në Angli.

“Unë e kujtoj skuadrën e Anglisë me shumë pishmane. I shoh fotografitë e asaj skuadre dhe ne e kishim një grup fantastik të lojtarëve përgjatë viteve. Ne i shkuam afër sukseseve disa herë, por duhet ta pranojnë që s’performuam siç duhet”, ka thënë Gerrard.

“Kur e kujtoj tani, ne kishim nevojë për një trajner më të madh sesa të gjithë lojtarët individualisht. Kishte trajnerë në dispozicion në atë kohë, si Rafa Benitez, por ai mund të mos ketë dashur ta drejtojë një ekip kombëtar në atë kohë”.

“Unë i shkoj tani trajnerët që janë më të mëdhenj sesa skuadrat e tyre: Klopp, Mourinho dhe Guardiola. Mendoj se dikush i tillë që do të ishte mbi Gjeneratën e Artë dhe që do të ishte i përgatitur për të marrë vendime të vështira do të kishte nxjerrë më shumë nga ai grup i lojtarëve”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...