Geoffrey Nice: Çështja Haradinaj është politike, Serbia do të paraqesë akuza të reja

PUBLIKUAR

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe se vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Geoffrey Nice, është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt duke “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...