Genc Hamiti shpallet “Ylli i Javës”

PUBLIKUAR

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e KF Drenica, Genc Hamiti.

Mesfushori ofanziv i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër KF Dukagjini, me rezultat 1:2.

Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët e tij, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas kësaj fitoreje FC Drenica stabilizohet në renditjen, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të në Superligë me 27 pikë.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...