Geis kërkohet nga gjysma e Evropës

PUBLIKUAR

Johannes Geis. Ky është emri i lojtarit gjerman i cili ka përfunduar në listën e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Mesfushori 21-vjeçar ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Mainz 05, dhe është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha gjermane dhe jo vetëm.

Biondi gjerman ka oferta nga të gjitha kampionatet e forta evropiane si ai spanjoll, anglez, italian dhe francez.

Mainz e vlerëson xhevahirin e saj rreth 15 milionë euro, ndërsa përparësi ka Borussia e Dortmundit falë trajnerit Tuchel i cili e kishte transferuar në Mainz lojtarin nga Greuther Furth.

Përveç Dortmundit për mesfushorin fantastik interesim kanë shprehur edhe Bayern Munich, Schalke 04, Wolfsburg dhe Borussia Moenchegladbach në Gjermani.

Ndërkohë në Spanjë ai kërkohet nga Atletico Madrid e Valencia, në Angli nga Liverpool, Everton dhe Tottenham, në Francë nga Monaco dhe Marseille ndërsa në Itali interesim kanë shfaqur Milan, Roma, Fiorentina, Napoli dhe Inter. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...