Geci mbron “Stupcat”, thotë se në skeçin e tyre nuk u fye UÇK po komandantët uzurpatorë

PUBLIKUAR

Ish-luftëtari I UÇK-së, Gani Geci, është vënë në mbrojtje të Stupcave, duke thënë se ata me humorin e tyre nuk I kanë fyer ushtarët e vërtetë të UÇK-së, por komandantët uzurpatorë. Postimin e tij të plotë në Facebook, mund ta lexoni më poshtë.

“Ushtarët e vërtetë të UÇK -es në asnje moment nuk do duhej të ndiheshin të fyer në skeqin humoristik të Stupcave sepse në asnjë sekondë nuk e kanë prekur nderin e Ushtarëve të vertetë të Ushtris Çlirimtare të Kosovës as gjakun e derdhur për Lirinë e vendit tonë .

Ky skeq humoristik ndoshta i ka prekur Komandantët uzurpatorë sepse në skeqin humoristik behet fjalë për nji pjesë të Komandantve Uzurpatorë që në emer të Luftës uzurpuan Kosovën uzurpuan Luften ,perfituan milinoa Euro dhe për 17 vjet me radhe nuk e kthyen kokën nga Ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare.

Ne këtë skeq humoristik ironizohen Komandantet Uzurpator dhe komandantet milioner qe vodhen djersen e Shqiptarve në Perendim dhe uzurpuan Pasurit tona në Kosovë qoftë ata të fondit Vendlindja Thrret qoftë ata të Fondit të 3% apo Qeverise siq quhej aso kohe.

Disa prej ktyre hajnave për PARA thjesht për PARA vran ushtarë dhe komandantet dhe na futen në Hasmeni në mes vete Hasmeni qe nuk do të na lshojnë për vite të tëra” (sic.), ka shkruar Geci.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...