Gecaj, Vuçiqit: Serbia dështoi para 17 vitesh dhe do të dështojë prapë

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit ka deklaruar se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij e cila nuk e njeh siç thotë ai shpalljen në mënyrë të anshme të pavarësisë së krahinës jugore serb.

Me këtë rast, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se “ Vuçiq i cili para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën, duket se tani ka zbrit në zotime shumë më modeste se atëherë, por të cilave as vet ai nuk u beson”.

Lexoni postimin e plotë të Gecajt:
Është mu Kryeministri Vuçiq ai i clili para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën. Duket se tani ka zbritë në zotime shumë më modeste se atëherë, por të cilave as vet ai nuk u beson. Trepça, Ujmani e Brezovica janë asete të mu asaj Kosove së cilës ai, si ministër i atëhershëm i kasapit të Ballkanit, mundohej t’ia zhbënte popullaten…kanë dështuar atëher dhe do ta pësojnë prap….

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim...

Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht...

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...