Gecaj thotë se janë 19 kërkesa për komuna të reja, ndër to edhe nga serbët

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se marrëveshja politike me Listën Serbe për bashkëqeverisje nuk ka përfshirë formimin e komunave të reja.

Gecaj ka thënë se ka rreth 19 kërkesa për komuna të reja, edhe nga vendbanimet me shumicë shqiptare, njofton Klan Kosova.

“Ne me Listën Serbe kemi pasur një marrëveshje politike që në fillim dhe partitë tjera nga minoritetet janë bashkuar marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, ku Isa Mustafa do të jetë kryeministër dhe Hashim Thaçi president”, ka thënë ai. “Kemi 19 kërkesa për komuna të reja. Në kuadër të këtyre kërkesave kemi pasur kërkesa nga vendbanimet ku shumica janë shqiptare, ku shumica janë serbë, e kemi pasur edhe aty ku janë goranët”.

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...

“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...