Gecaj për Haradinajn: Nuk është kushedi çka marrja e ftesës

PUBLIKUAR

Ka mbi dy vite që opozita lufton Qeverinë dhe Kryeministrin Mustafa me të gjitha metodat e mundshme, të lejuara e të palejuara, thotë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal – Bajram Gecaj.

“Duke përdorë një pjesë të mediave, ata mohojnë bash gjithçkafen! “Kjo dëshmon se sa smirëzi janë një kategori e njerëzve dhe media e tyre! I vetmi shqetësim është pozita dhe përfitimet personale”, ka shkruar Gecaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai shton se Suksesi i tjetrit nuk zvogëlohet duke mos e pranuar atë, aq më pak duke e luftuar.

“E shihni pra, fjalitë në thonjëza janë thënë sot mu nga zëdhënësi Nitaj, duke ju referuar kështu një ftese të liderit të tyre në Washington. Por fjalitë u kthehen në bumerang, pasi që janë mu ata të cilët po bëjnë gjithçka për të ardhë në ato “pozita.

Nuk është kushedi çfarë ‘suksesi’ marrja e ftesës”, ka përfunduar Gecaj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...