Gecaj: Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosje, krijesë e çuditshme politike

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Administrit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj e ka quajtur krijesë të çuditshme politike, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se përveç kontradiktave të jashtëzakonshme në qëndrimet politike dhe kauzat e paqëndrueshme, atë e karakterizon edhe një imazh i rrejshëm sa i përket përkrahjes popullore.

Postimi i plotë:

KAUZAT E RREME JANË TË DESTINUARA TË DËSHTOJNË!
Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosje (LAV) është një krijesë e çuditshme politike, dhe jo vetëm, e me shumë kundërthënie në vetvete.
Përveç kontradiktave të jashtëzakonshme në qëndrimet politike dhe kauzat e paqëndrueshme, atë e karakterizon edhe një imazh i rrejshëm sa i përket përkrahjes popullore. LAV në fakt, me aparatin e saj propagandistik, ka përkrahje virtuale si pasojë e angazhimit të brigadave të tyre kuqe “virtuale”, por jo edhe mbështetje popullore. Kjo erdhi në shprehje edhe sot, kur pas gjithë atyre manipulimeve mediale, pas argumenteve të rrejshme, pas apeleve dhe organizimeve për javë të tëra, në protestën e saj morën pjesë një numër simbolik i përkrahësve.
LAV tashmë mund të mbështetet dhe të festojë vetëm “fitoret” e të tjerëve, atyre të cilët më së shumti i kritikojnë, pasi që shihet se nuk ka përkrahje as brenda vendit as te miqtë ndërkombëtarë, së paku jo te miqtë perëndimor të Kosovës!

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...