Gecaj: Çështja e demarkacionit duhet të konsiderohet e përfunduar

PUBLIKUAR

Komisioni “ad hoc” i presidentes Atifete Jahjaga, i përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtarë, nuk arriti ta zbërthejë “enigmën” e demarkacionit me Malin e Zi, duke lënë procesin zvarrë.

Përderisa Qeveria e Kosovës, ajo e Malit të Zi, si dhe diplomatët e konsiderojnë çështje të përfunduar, subjektet opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë Marrëveshjen e 26 gushtit, duke pretenduar se me këtë marrëveshje Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Në anën tjetër, njohësit e këtyre çështjeve e konsiderojnë arbitrazhin ndërkombëtar si zgjidhje përfundimtare të këtij problemi. Por, për arbitrazh duhet të pajtohet Qeveria e Kosovës. Kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë kanë dhënë një vlerësim të pavarur për demarkacionin me Malin e Zi.

“Vetëm mund të them se komisioni ka dhënë një vlerësim të pavarur si komision ndërkombëtar. Unë mendoj se duhet ta vlerësojmë këtë punë sepse dikujt duhet t’i besojmë, përndryshe s’mundemi të sillemi jashtë vlerësimeve veç një komision që ka qenë kompetent në pikëpamje edhe të përbërjes, por edhe në pikëpamje të përgjegjësisë. Ne gjithsesi duhet ta vlerësojmë përgjegjësinë e tyre”, ka deklaruar Mustafa pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kurse Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se kjo çështje duhet të konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, Gecaj ka thënë se ende nuk është diskutuar se kur Marrëveshja e 26 gushtit do të dërgohet për ratifikim në Kuvend. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...