Gazetarja e ABC News tregon çfarë i thanë shqiptarët e Ukrainës për pushtimin rus

PUBLIKUAR

Gazetarja shqiptare nga ABC news që po e përcjell konfliktin në Ukrainë, Linda Karadaku në një lidhje direkte në ‘Pressing’ në T7 tha se ka biseduar me disa shqiptarë në Ukrainë.

Ajo tha se kryetari i shoqatës së shqiptarëve atje i tha asaj se në rast të fillimit të luftës, burrat shqiptarë do të luftojnë për vendin.

“Unë kam folur sot me Rodionin që është kryetar i një shoqate të shqiptarëve këtu që quhet Rilindja. Sipas të dhënave këtu janë diku rreth 3 mijë shqiptarë.  Janë shqiptarë besnikë ndaj shtetit të Ukrainës. E kam pyetur se çka do të bënin në rast të luftës, më tha me një shqipe të bukur: Burrat do të shkojnë të luftojnë për vendin, rruga e bardh (rruga e mbarë). Ndërkohë që e pyesja për fjalimin e Putinit mbrëmë dhe më tha se kjo lufta e Putinit është barbari”, tha Karadaku.

Ajo po ashtu tha se shqiptarët në Ukrainë në rast të luftës presin mbështetje nga presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

“Kam folur këtu me shqiptarë, të cilët janë shqiptarë prej etnie, por janë qytetarë ukrainas, i pyeta pikërisht, I thash okej por është federate ruse bëhet fjalë për një ushtri shumë të madhe, e di si më thanë, Bideni dhe Johnson, ne presim nga këta të dy, nuk besojmë shumë nga pjesa tjetër e  Evropës. Presin shumë nga Perendimi, jo vetëm mbështetje diplomatike, por edhe mbështetje në armatime. Këtu nuk vuajnë për uhstarë. Ushtria ukrainse mund të ketë rreth gjysmë milionë ushtarë të përgatitur, për t’I quar në front,. Ndërkohë që p[opullsia nga 18 vjeç mund të shkojë deri në 2 milionë njerëz.

Ajo që kërkohet nga perendimi është sanksione që vërtet i shkaktojnë dhimbje Rusisë”, tha Karadaku.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...