Gazetarit kosovar i vjen fatura e rrymës 489 euro

PUBLIKUAR

Zyra e Rregullatorit për Energji para disa ditësh ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë në muaj.

Gazetari Enis Veliu ka publikuar faturën e rrymës që i ka ardhur për këtë muaj.

Aty shihet se rryma i është faturuar rreth 500 euro për një muaj.

“Fatura e fundit 489.18€”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, në arsyetimin e vendimit, ZRRE ka thënë se ka vendosur ta aprovojë këtë strukturë tarifore, pasi vlerësojnë se ajo reflekton drejt kostot e shërbimit sipas kategorive të konsumatorëve dhe nxit kursimin e rrymës

Sipas ZRRE-së, 70 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë konsumin e 800 kilovatëve për orë të konsumit të energjisë elektrike.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...