Gazetari turk i TRT: Muriqi në Lazio punë e kryer

PUBLIKUAR

Gazetari turk i mediumit shtetëror TRT, Yağız Sabuncuoğlu ka postuar një shkrim në Tëitter ku e bën të kryer kalimin e Muriqit në Lazio

Sipas këtij gazetari, Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahçe në Lazio.

Sabuncouglu ka shkruar se shuma e transferimit që do të paguajë Lazio për Muriqin është 18 milionë euro.

Klubi turk do të përfitojë në disa bonuse në rast që fiton ndonjë trofe Muriqi me Lazio derisa lojtari kosovar do të këtë një pagë prej dy milionë euro në sezon.

Kontrata e Muriqit do të jetë pesë vjeçare dhe do të këtë edhe bonuse personale.

Me këtë transferim, aventura e Muriqit në Fenerbahçe do të jetë jetëshkurtër dhe ka zgjatur vetëm një sezon.

Megjithatë Muriqi do të jetë lojtari i parë kosovar që do të luajë në një ekip që zyrtarisht do të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...