Gazetari spanjoll: Neymar dëshiron të shkojë në Real Madrid

PUBLIKUAR

Neymar nuk është i lumtur në Paris Saint-Germain dhe u ka thënë miqve të vet se dëshiron të kalojë në Real Madrid verën e ardhshme, sipas gazetarit të të përditshme spanjolle “AS”, Ignacio Minguelez.

Miguelez pohon se braziliani i ka thënë babait të vet, i cili shtroi ndikimin e tij në kalimin e të birit në PSG për 222 milionë euro gjatë verës, që t’ia sigurojë transferimin në kryeqytetin spanjoll, transmeton Express.

“Neymar është i lumtur me pagën që merr në PSG, por është penduar pse ka shkuar në këtë klub”, ka thënë gazetari spanjoll për emisionin sportiv “El Chiringuito”.

“Ai dëshiron të shkojë në Real Madrid në qershor. Ai tashmë u ka treguar miqve dhe i ka kërkuar babait të vet dëshiron ndryshim në verë në mënyrë që të mos e duroj edhe një sezon tjetër në Francë”, ka shtuar gazetari spanjoll. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...