Gazetari kroat, Velimir Bujanec, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.
Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero.
Postimi i plotë i Bujanec:
“Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!
Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrijmë bashkë dhe t’i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë ngritur “akuza” të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë”, ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.


