Gazetari kosovar Nebi Qena, protagonisti i konfliktit në Izrael

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Në një fotografi të 9 dhjetorit 2017, producenti i AP-së, kosovari Nebi Qena, shihet pranë forcave izraelite të sigurisë gjatë mbulimit të përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite që kanë pasuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump ditën e mërkurë që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta në mesin e palestinezëve dhe mbarë botës arabe e myslimane të cilat duan të shohin Jerusalemin si kryeqytet të shtetit Palestinez.

Forcat izraelite kanë shkrepur plumba gome gjatë ditës së shtunë derisa dhjetëra palestinezë kanë hedhur gurë në drejtim të tyre.

Përleshjet kanë qenë më të ashpra në Bregun Perëndimor, ku forcat izraelite të sigurisë kanë shtënë me armë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues palestinezë, njofton Klan Kosova.

Grupi i militanteve islamik në Gaza, Hamas, ka bërë thirrje për tre ditë shprehje  për të kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump.

 

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...