Gazetari i njohur italian: 3 pikë për Shqipërinë, dënim Serbisë

PUBLIKUAR

foto (1)

Njëri nga gazetarët më të njohur sporti në Evropë, italiani Tancredi Palmeri, thotë se nga ndërprerja e ndeshjes në Beograd, më së shumti do të përfitojnë shqiptarët, raporton Indeksonline.

Ai thotë se sipas të gjitha gjasave shqiptarët do t’i marrin tri pikë në tavolinë dhe se priten sanksione të ashpra ndaj Federatës serbe të Futbollit për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë. Palmeri thotë se përveç masave ndëshkuese, Serbia do të dënohet edhe me para.

“Është e mundur që Serbisë t’i merren edhe pikë. Unë i pashë tifozët serbë që hynë në fushë dhe kjo është përgjegjësi e Federatës serbe”, ka komentuar gazetari italian, i cili punon edhe si korrespodentët për rrjetet televizive më të mëdha botërore si beIN dhe CNN, pastaj për gazetën më të madhe sportive në Itali, Gazzetta dello Sport dhe Radio Sportiva.

Të rikujtojmë se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre në minutën e 42-të, pasi që tifozët serbë gjuajtën në fushë fishekzjarre dhe gjësende të forta. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...