Gazetaret ukrainase falënderojnë Kosovën (VIDEO)

PUBLIKUAR

Për nder të shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të cilat po qëndrojnë në Kosovë, kanë mbajtur një aksion simbolik, në sheshin Skënderbeu të kryeqytetit për të nderuar bashkëkombësit e tyre për rezistencën e treguar në vend.

“8 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i luftës, por tani pesë milionë janë kthyer. Pra, ka një tendencë që ukrainasit të kthehen në shtëpi, por vetëm në rajone relativisht të sigurta”, ka thënë gazetarja ukrainase, Daria Meshchriakova.

Në fakt nga Prishtina, gazetarja Daria Meshchriakova dhe koleget e saj po kryejnë edhe shumë punë të rëndësishme për Ballkanin.

“Unë mund të shoh që ju luftoni shumë ashpër propagandën, dhe ne mund të mbështetemi tek ju, ne mund të ndikojmë në botën Ballkanike, e cila gjithashtu është shumë e ndikuar nga propaganda ruse”, ka thënë Meshchriakova.

Gjatë të mërkurës gazetaret ukrainase u pritën në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo i siguroi punonjëset e medieve se Kosova do ta mbështesë shtetin e tyre derisa të triumfojë liria dhe paqja.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...