Gazetarët: Të mos mbahen zgjedhjet pa reforma në mediume

PUBLIKUAR

Portalb njofton se pesë organizatat e gazetarëve dhe të mediave (SHGM SPPM, IMM, KEM dhe ISK) sot takuan ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të ambasadave dhe misioneve në vend, ku diskutuan mundësinë për rifillimin e bisedimeve për reformat në media, të parashikuara në marrëveshjen e Përzhinos dhe në refomat urgjente prioritare të Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e organizatave shprehën shqetësimin që partitë politike nuk arritën të bien dakord mbi reformat në media para pesë qershorit, si parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të besueshme. Ata theksuan se është e pakuptimtë qe në shtete demokatike partitë në pushtet dhe kryetari i Kuvendit të refuzojnë takime me organizatat e
mediave.

Organizatat propozuan që partitë politike që mbështetin propozimet e ndërmjetësit evropian Peter Vanhoutte t’i dorëzojnë ato në Kuvend për miratim, ndersa faktori ndërkombëtar t’i mbështes këto përpjekje për reforma në media para zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve, si dhe përfaqësuesit tjerë diplomatik përsëritën qëndrimin se mbështesin fuqishëm propozimet e Vanhojtes për reforma në media./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...