Nuk kanë kaluar shumë kohë kur Barça ia rrëmbej nga dora Malcomin Romës, kurse tani raportohet se ata kanë arritur marrëveshje personale me Arturo Vidalin
Inter u raportua se besojnë se do ta zbehin interesin e fundit nga Barça, por vendimi i tyre për të studiuar mundësinë e nënshkrimit Luka Modric duket se ka shkuar në dobi të katalunasve.
Gazeta e përditshme katalunase Sport shkruan se Blaugrana kanë arritur “marrëveshje verbale” me ish mesfushorin e Juventusit, me Sky Sport Italian shton se ata “janë një hap larg” për të nënshkruar më 30 vjeçarin.
Sport shkruan se Barça e kishte kontaktuar kilianin “një javë më parë” dhe “shpejt kishin arritur një ujdi” për pagën e tij dhe për një shumë 30 milionë euro për Bayern Munich.
Vidal, shpejt mund të udhëtoj në Barcelonë në orët në vazhdim për të kryer testet mjekësore, duke forcuar mesfushën e Barçës pasi që Barcelona dështoi për ta blerë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot. /GazetaExpress/


