Gazeta e madhe zvicerane: Pa Xhakën Zvicra e fal fitoren, fajtor trajneri Petkovic që e zëvendësoi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Gazeta më e madhe zvicerane “Blick” nuk ka asnjë dyshim se largimi i Granit Xhakës nga loja dhjetë minuta para fundit ndikoi kryekëput në rikthimin e pabesueshëm të Danimarkës kundër Zvicrës të martën.

Zvicra po fitonte 3:0 deri në minutën e 84-të, por nga ai moment Danimarka ia doli të rikthehet në lojë duke e barazuar rezultatin në 3:3 për vetëm nëntë minuta, raporton Gazeta Express.

Kapiteni kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka, u zëvendësuar nga trajneri Vladimir Petkovic dhjetë minuta para fundit, vetëm 12 minuta pasi e kishte shënuar golin e dytë të vendasve, një gol të mrekullueshëm me këmbën e tij të dobët.

Xhaka kompletoi 95% të pasimeve në këtë ndeshje, duke e kontrolluar lojën dhe dominuar në fushë.

Por, pas largimit të tij, Danimarka gjeti shumë hapësira në fushë dhe shënoi tri gola për nëntë minuta duke nxjerrë një barazim shumë të rëndësishëm.

Blick e fajëson trajnerin serb për këtë dështim, duke argumentuar se pa Xhakën Zvicra humbi.

“Trajneri i ekipit kombëtar Petkovic na la pa fitore! Si kapiten dhe golashënues, Xhaka largohet, është 3:0. Pa Xhakën, Zvicra e fal fitoren”, shkroi Blick në raportin e lojës mes Zvicrës dhe Danimarkës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...