Gazeta e madhe franceze: PSG i do 300 milionë euro për Neymarin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Paris Saint-Germain e ka tepruar me kërkesën astronomike prej hiç më pak se 300 milionë euro për shitjen e Neymarit, sipas gazetës franceze, Le Parisien, e cila ka lidhje të ngushta me klubin parisien.

Le Parisien pohon se PSG-ja nuk do të pranojë asnjë ofertë më të ulët se 300 milionë euro për yllin brazilian, për faktin se ai ka kontratë edhe tri vjet me klubin, transmeton Gazeta Express.

Nëse PSG-ja ia del ta fitojë atë që po e kërkon, atëherë Neymar do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit – për herë të dytë radhazi. Neymar është momentalisht futbollisti më i shtrenjtë në histori, pasi PSG-ja i pagoi 222 milionë euro për të kur e bleu nga Barcelona më 2017.

Çmim vështirë i arritshëm

Vështirë se ndonjë klub do ta fortojë këtë shumë për brazilianin. Mbase mënyra e vetme për të bërë një ofertë që iu përshtatet të dy klubeve, shitësit dhe blerësit, është ofrimi i lojtarëve për ta ulur çmimin e kërkuar nga klubi parisien.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e ka pranuar ditë më parë se është i hapur për ta biseduar shitjen e tij nëse vjen ndonjë ofertë.

Por, sipas Le Parisien, PSG-ja ia ka vënë këtë çmim Neymarin qëllimisht për ta detyruar atë që qëndrojë në klub. Neymar ka kërkuar të largohet dhe e dëshiron kthimin në Barcelonë, të cilën e quan shtëpi që nuk është dashur ta braktiste kurrë.

Gazeta franceze e përmend faktin se Real Madridi tashmë i ka shpenzuar mbi 300 milionë euro dhe Barça pritet ta konfirmojë blerjen e Antoine Griezmann për 120 milionë euro më 1 korrik, prandaj PSG-ja mendon se këto dy klube nuk do të pranojnë t’i paguajë 300 milionë euro për brazilian.

Megjithatë, për Barcelonën, ekziston një mënyrë përmes të cilës mund ta arrijë riblerjen e Neymar, sipas mediave spanjolle, duke e ofruar një shumë të lartë parash plus disa lojtarë, përfshirë Samuel Umtitin, Ousmane Dembelen dhe Ivan Rakiticin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...