Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një artikull shumë të veçantë trajnerit të kombëtares gjermane, Jogi.
Për teknikun kampion bote, Kampionati Evropian do të jetë turneu i pestë ndërkombëtar si drejtues i “pancerave”. Ai e nisi me Evropianin 2008, për të vazhduar me Botërorin e Afrikës së Jugut 2010,Evropianin 2012 dhe e mbylli me Botërorin e Brazilit 2014.
Statistikat e tij janë fantastike: me të Gjermania kap gjithmonë gjysmëfinalet dhe në fund finalen, ku fitoi Botërorin.
“Bild” thekson se Jogi nuk ka ndryshuar aspak pas triumfit në Amerikën e Jugut.
Përkundrazi, në ndeshjet para Evropianit ai është shfaqur shumë i qetë, me këmbë në tokë, duke folur shumë dhe pa doreza me gazetarët. Me të vërtet diçka për t’u vlerësuar! /shqiperiaime.al


