Gazeta amerikane: Fondi Saudit e blen Interin për 1 miliard dollarë

PUBLIKUAR

azeta amerikane, The International Business Times, shkruan se Fondi i Arabisë Saudite për Investime (PIF) – i cili e bleu Newcastle Unitedin muaj më parë – do ta blejë Interin nga Suning për një miliard dollarë (884.109 milionë euro) në ditët në vijim.

Kjo nuk është hera e parë që thuhet se Fondi Saudit ka shprehur interesim për ta blerë kampionin e tanishëm të Italisë, raporton Gazeta Express.

Por lajmi në gazetën online IBT, e cila njihet për lajme të rëndësishme financiare, e bën këtë çështje më serioze dhe më të besueshme.

Sipas gazetës amerikane, marrëveshja mes PIF-it dhe kompanisë kineze Suning është arritur tashmë dhe dokumentet e shitjes së klubit do të mbërrijnë në zyrat e Interit në Milani pas disa ditësh.

Raportohet se çmimi i shitjes së Interit është marramendës, 884,109 milionë euro.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi Suning njoftoi se borxhi i kompanisë është duke u shlyer, por nuk është fshehtësi se kompania kineze ka kohë që kërkon investitorë të rinj.

Raportohet se Interi është duke pësuar humbje mujore prej 13 milionë eurove, pavarësisht se i shiti Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin në verë.

PIF-i e bleu klubin e Premierligës Newcastle Unitedin në tetor. Thuhet se ky fond është në bisedime për ta blerë edhe klubin francez Marseille. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...