Gaxherri: Edhe po të mbahen zgjedhjet, do ta kemi të njëjtin rezultat

PUBLIKUAR

gazherri-edhe-po-t-euml-mbahen-zgjedhjet-do-ta-kemi-t-euml-nj-euml-jtin-rezultat_hd

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka thënë se çdo ditë e humbur për krijimin e institucioneve të reja është e dëmshme për shtetin e Kosovës.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ajo ka thënë se PDK-ja duhet ta shohë realitetin, pasi në demokraci vendos shumica.

Sipas saj, tashmë çdo gjë është e qartë, se qeverinë do ta formojë koalicioni LDK-AAK-Nisma, ndërsa PDK-ja do të mbetet në opozitë.

“Edhe kjo vonesë që është duke ndodhur prej qershorit, është një veprim shumë i dëmshëm për vendin dhe krejtësisht i paarsyeshëm. PDK-ja në këtë rast duhet t’i thërrasë arsyes, ta shohë realitetin sepse në demokraci vendos shumica. PDK-ja duhet të shkojë në opozitë dhe koalicioni paszgjedhor t’i formojë institucionet e reja sa më shpejt”, ka deklaruar Gaxherri.

Ajo është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke thënë se rezultati do të ishte i njëjtë po të mbaheshin edhe 100 palë zgjedhje të tjera.

“Edhe po të mbahen zgjedhjet, do ta kemi të njëjtin rezultat. Prandaj nuk kemi nevojë të humbim më shumë kohë”, ka theksuar Gaxherri, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese duhet sa më parë të dalë me vendim në mënyrë që Kosova të bëhet me institucione të reja.

“Çështja është shumë e thjeshtë. Shumica në demokraci merr vendim dhe nuk mund të bëhet ndryshe. Gjykata Kushtetuese ka Kushtetutën dhe ka shumë modele të njëjta në shtetet e rajonit dhe në Evropë që ka ndodhur e njëjta gjë, sikurse që është sot në Kosovë. Prandaj kisha pasur dëshirë të thirret në këta shembuj, në ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe sa më shpejt të japë një mendim dhe disa sqarime në mënyrë që pastaj të ecim tutje dhe ta formojmë qeverinë”, ka thënë Gaxherri. /epoka e re/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...