Gavi rinovon kontratën me Barcelonën, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Pablo Martin Paez Gavira, i njohur vetëm si Gavi, raportohet se ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Fabrizio Romano ka njoftuar për konfirmimin e rinovimit të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, kontrata e re e 18-vjeçarit është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Me kontratën e re do të ketë edhe rritje të pagës për mesfushorin spanjoll, por nuk është zbuluar ende se sa do të jetë rritja.

Gjithashtu, në kontratë është vendosur klauzola e largimit prej 1 miliard eurosh.

Zyrtarizimi nga FC Barcelona pritet që të bëhet së shpejti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...