Gattuso vazhdon kontratën me Napolin

PUBLIKUAR

Raportohet se Gennaro Gattuso ka vazhduar kontratën e re me Napolin deri në qershor të vitit 2023, derisa i janë premtuar 4 lojtarë të mëdhenj gjatë kësaj vere

Trajneri është takuar me Presidentin Aurelio De Laurentiss këtë mbrëmje dhe siç shkruan Sportitalia ai ka arritur tashmë një marrëveshje fillestare me klubin.

Kontrata e tij do të zgjat deri në qershor 2023 me një pagë 1.6 milion euro në vit plus bonuset.

Ata janë duke punuar shumë për të ndërtuar një strategji të transfereve derisa tashmë kanë transferuar Victor Osimhen nga Lille për 50 milionë euro plus bonuse dhe tre lojtarë të ri.

Këtu përfshihen edhe katër nënshkrime të tjera që ai ta forcojë skuadrën që e mori nga Carlo Ancelotti sipas vizionit të tij.

Një zëvendësim për Jose Callejon është synimi i parë i tyre pasi që kontrata e tij tanimë ka skaduar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...