Gennaro Gattuso është i acaruar me Napolin për shkak të mos shënimit të golave dhe pranimit të shumë golave ndaj Milanit, transmeton “Zeri.info”.
Kjo ishte ndeshja e parë në të cilën Gattuso u përball ndaj ish skuadrës së tij, derisa sfida u mbyll në barazim me shifrat 2:2.
“Ishte hera ime e parë përball Milanit, klubi që më bëri mua një lojtar, një burrë dhe sigurisht që ishte një moment emocionues”, u shpreh fillimisht Gattuso.
“Ajo që më acaron me lojtarët e mi është nevoja për gjashtë apo shtatë raste për të shënuar”, shtoi ish-trajneri i Milanit.
“Nëse analizojmë periudhën e sezonit pas COVID-19, ne kemi mundësitë, por nuk jemi duke shënuar aq rregullisht sa duhet. Kjo është e qartë”, deklaroi ai./Zëri


