Gattuso: Mediat çdo ditë po më shkarkojnë nga posti i trajnerit të Milanit

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se çdo ditë lexon në media se ai do të shkarkohet. Mirëpo për të, e rëndësishme është që ai të japë më të mirën e tij, e pastaj vendimin e merr klubi.

Kuqezinjtë kanë synim kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, dhe raportohet se drejtuesit e Milanit e shohin Antonio Conten si personin e duhur për këtë detyrë. Gattuso e morri pozitën e trajnerit të Milanit gjatë sezonit të kaluar, pas shkarkimit të Vincenzo Montellas, transmeton Gazeta Express.

“Dëgjoj çdo ditë të thuhet se unë do ta humbas punën time. Mirëpo, e rëndësishme për mua është që të japë më të mirën e pastaj vendimi duhet të merret nga drejtuesit e klubit”, ka thënë italiani.

“Do të doja të them se turneu parasezonal na ka larguar nga këto spekulime, por do të ishin gjepura. Djelmoshat janë gjithmonë në telefonat e tyre. Ata rrinë online, lexojnë lajmet dhe ndonjë prej tyre flet me agjentin e tij. Kjo është pjesë e lojës. Edhe pse jemi larg, gjithmonë do të ketë spekulime derisa të mbyllet afati kalimtar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...