Gattuso i dëshpëron tifozët e Milanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se klubi do të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur Leonardo Bonuccin, i cili thuhet se do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

E ardhmja e Bonuccit në Milan është subjekt i spekulimeve intensive, me Manchester Unitedin që thuhet se është e etur ta joshë atë drejt “Old Trafford”, po ashtu, transmeton Gazeta Express.

Kapiteni i kuq e zinjve, i cili u transferua nga rivali Juventusi para 12 mujave për 42 milionë euro, luajti për 68 minuta në fitoren 2-0 të Milanit ndaj Novarës në një ndeshje miqësore që e hapi fushatën parasezonale të tyre të premten.

Gattuso e ka lavdëruar qendërmbrojtësin italian dhe shpreson se ai do të mbesë pjesë e ekipit të tij.

“Leo është profesionist i madh dhe lojtar i jashtëzakonshëm dhe për momentin duhet të dëgjojmë se çfarë ka për të thënë ai dhe lojtarët tjerë. Do të presim dhe të shohim sepse ai është lojtar i rëndësishëm që duam të mbajmë me çdo çmim”, tha Gatusso.

“Duhet t’i respektojmë zgjedhjet e lojtarëve. Natyrisht, ai dëshiron të fitojë por edhe ne duam të fitojmë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...