Gattuso i befason të gjithë: Ndoshta jam trajneri më i dobët në Serie A

PUBLIKUAR

Trajneri italian, Gennaro Gattuso ka thënë se ndoshta ai është trajneri më i dobët që ka Serie A, por thotë se ai gjithnjë dëshiron të fitojë

Milan ka mposhtur mbrëmë 1:0 Interin, për të kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia, ku do të takohet me Lazion.

Pas ndeshjes trajneri Gennaro Gattuso tha se dëshiron të fitojë çdo ndeshje, ani pse mund të jetë trajneri më i dobët në Serie A.

“Ndoshta unë jam trajneri më i dobët në Serie A, por unë gjithnjë dua të fitojë, edhe kur jam duke luajtur në oborr me djalin tim”, tha italiani për Rai Sport.

“Dua që lojtarët e mijë të dëshmojnë se kjo nuk ishte vetëm një flluskë. Pastaj do të marrim ndeshje pas ndeshje”.

“Tani kemi dy ndeshje shumë të vështira në Serie A dhe ne na duhen pikët për t’u ngjitur në tabelën e Serie A”, u shpreh ai në fund. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...