Gattuso: Fillim i tmerrshëm

PUBLIKUAR

Gennaro Gattuso është ndjerë i turpëruar me golin e pranuar në nga Cagliari në minutën e 4’ të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Golin për Cagliarin e shëno Joao pedro, ndërsa Gonzalo Higuain e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, që ishte goli i tij i parë me fanellën e Milanit, transmeton Gazeta Express.

“Të fillosh ndeshjen ashtu siç e bëmë ne në ato 20 minutat e para, është e turpshme”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.

“E dinim se do të ishte e vështirë në Sardignia, por nuk duhet të jemi të nervozuar në fishkëllimën e fundit vetëm pse donim fitoren. Duhet ta mendonim atë pak më herët”.

“Është një rrugë e gjatë para nesh dhe nëse nuk arrijmë t’i fitojmë ndeshjet e tilla, atëherë më vjen të qeshë kur dëgjoj njerëzit duke thënë se Milani do të përfundojë në vendin e dytë ose të tretë në tabelë. Nëse arrijmë t’i menaxhojmë gjërat si duhet, atëherë mund të shkojmë larg”.

“Kjo skuadër e ka pasionin dhe grindën, por ka nevojë për një goditje në dhëmbë para se ta nxjerrë pasionin dhe grindën jashtë. Duhet t’i lexojmë ndeshjet më mirë “. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...