Gattuso: Ekipi i Milanit me dy fytyra

PUBLIKUAR

Gennaro Gattuso dhe Milani ishin të dëshpëruar pas barazimit me Atalanta në shtëpi, të dielën.

Rossonerët ishin dy herë në avantazh dhe humbën disa raste shënimi, të cilët pastaj përfunduan me një pikë në barazimin 2-2 me skuadrën nga Bergamo, transmeton Gazeta Express.

“Ka shumë zhgënjime, mirëpo nuk jam i inatosur”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

“Kjo është një skuadër me dy fytyra. Ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, mirëpo në të dytën vuajtëm shumë. Kjo është hera e katër që po ndodh kështu dhe nuk po mundemi ta bëjmë një lojë konstante për 90 minuta”.

“Duhet të japim më shumë, sepse ka edhe shumë ndeshje të tjera në këtë stinor”.

“Është një skuadër e re dhe po rritet. Në 30 minutat e fundit të ndeshjes, skuadra ishte e panjohur”.

Milani me një ndeshjes më pak, pas pesë javëve i ka grumbulluar vetëm 5 pikë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...