Gattuso e pranon: Bonucci dëshiron të largohet nga Milani

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka pranuar se kapiteni i skuadrës, Leonardo Bonucci, dëshiron të largohet nga klubi, për të cilën interesohen Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini dhe së fundmi ish-klubi i tij, Juventusi.

Qendërmbrojtësi, i cili kaloi në Milan nga ‘Zonja e Vjetër’ në verën e kaluar, është përfolur shumë në këto ditë për një largim të tij nga San Siro, transmeton Gazeta Express.

“Kam folur me Leon dhe duhet të jemi të sinqertë dhe t’i themi gjërat ashtu siç janë”, ka thënë Gattuso.

“Leo është takuar me mua, por unë nuk jam klubi dhe ai duhet të bisedojë me drejtuesit”.

“Deri sa të largohet nga zhveshtorja ime, dua ta shoh Bonuccin që e kam parë në këto 12 ditët e fundit, një Bonucci profesionist, ai është i pari për ta shtyrë ekipin dhe është duke e bërë një punë të kapitenit të madh”.

“Në fund do të vendosë ai dhe klubi, por shpresoj që Bonucci do të qëndrojë këtu. Ai është një lojtar me mentalitet të fortë dhe talent”.

“Mendoj se kur lojtari e shprehë dëshirën për t’u larguar, trajneri duhet të bëj çmos për ta bindur që të mos largohet”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...