Gashi përgënjeshtron shkrimet se ka lobuar në Francë për shkëmbimin e territoreve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka reaguar pas raportimeve se ai është i implikuar në lobimin lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve me shtetin serb, raporton Gazeta Express.

Përmes Twitterit, Gashi ka shkruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke thënë se është fatkeqësi që betejat personale dhe ato të brendshme politike sakrifikojnë të vërtetën që do të duhej të raportonin mediat.

Lexo Edhe:

Gashi përgënjeshtron shkrimet se ka lobuar në Francë për shkëmbimin e territoreve

“Është fatkeqësi që betejat personale dhe beteja e brendshme politike e sakrifikojnë të vërtetën të cilën do të duhej ta raportonin mediat”, ka thënë ai, duke shtuar se autorja e raportit, Jeta Xharra edhe herë të tjera ka tentuar ta implikojë në ngjarje të paqena.

“Gazetarja në fjalë nuk është hera e parë që tenton të më implikojë në ngjarje të paqena”, ka shkruar Gashi.

Qëndrim R. Gashi@qendrimrgashi

Është fatkeqësi që betejat personale dhe beteja e brendshme politike e sakrifikojnë të vërtetën të cilën do të duhej ta raportonin mediat. Gazetarja në fjalë nuk është hera e parë që tenton të më implikojë në ngjarje të paqena. https://twitter.com/prishtinsight/status/1270319279578189827 

View image on Twitter
Prishtina Insight@PrishtInsight

Exclusive: BIRN has discovered more evidence of #Kosovo institutions lobbying for a land swap with Serbia: a Le Monde journalist states that Kosovo Ambassador to France Qendrim Gashi advocated for territory exchange.
https://prishtinainsight.com/more-land-swap-lobbying-uncovered/ 

See Qëndrim R. Gashi’s other Tweets

BIRN ka raportuar sot se kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me lobimin e institucioneve të Kosovës për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Në këtë shkrim thuhet se ambasadori Gashi personalisht ka avokuar për shkëmbim territoresh përderisa shkruhet se një akademik amerikan ka zbuluar se si Hashim Thaçi i ka kërkuar atij që të përgatisë një punim në mbrojtje të këtij plani.

Ish – Ministrja e Integrimeve nga radhët e PDK’së Dhurata Hoxha e cila po ashtu është subjekt i këtyre shkrimeve ka paralajmëruar padi ndaj gazetares Jeta Xharra./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...