Gashi për Dragashin: Xheladini është kryetar, deformimi i vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me situatën në Dragash, ku momentalisht është vendosur që votat me postë, të cilat e shpallën LDK-në fituese atje, të mos numërohen.

Gashi i LDK-së ka thënë se Xheladini i LDK-së është kryetar i Dragashit dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë.

Tutje, ai premtoi se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet ligjore që të mos lejohet përmbysja e vullnetit të qytetarëve.

“PRO vullnetit të qytetarëve dhe KUNDËR çfarëdo tavoline që synon deformimin e vullnetit të tyre. Nga verdikti i qytetarëve të Dragashit, Bexhet Xheladini është kryetar. Në kutitë e votimit është zëri i tyre, andaj nuk ka tavolinë që mund ta shuaj këtë zë, ngaqë është i shenjtë – është besim. Çdo përpjekje për deformim të vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë. Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore dhe do të trokasim në të gjitha dyert e partnerëve ndërkombëtar që monitorojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mos lejojmë assesi përmbysjen e vullnetit të qytetarëve. Mbrojtja e demokracisë është detyra jonë. Dhe do ta mbrojmë gjithsesi”, shkruan Gashi.

Në mbrëmjen e së dielës së zgjedhjeve, PDK-ja shpalli fitoren në Dragash me një rezultat tepër të ngushtë, bëhet fjalë për më pak se 50 vota.

Megjithatë pak ditë më vonë, pas numërimit të votave të diasporës, KQZ-ja konfirmoi se LDK-ja ishte ajo që doli fituese.

Menjëherë pas kësaj, PDK ka çuar ankesë në PZAP, ku u vendos që këto vota të mos merren parasysh. Shabani i PDK-së pretendon se pjesa më e madhe e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë të organizuara nga më së shumti tre persona, të shkruara me dorën e njëjtë.

Këtë çështje, LDK-ja premtoi se do ta çojë në Gjykatë Supreme, ku përfundimisht do të mësohet se cilës nga partitë e vejtra i takon Komuna e Dragashit./Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...