Gashi mohon se do t’i bashkohet ndonjë alternative të re politike

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pavarësisht krijimit të koalicionit PDK-LDK, ka thënë se nuk do t’i bashkohet asnjë alternative të re politike të re në vend dhe se do të mbetet pjesë e LDK’së.

“Unë jam pjesë e LDK-së, e një grupi që mendon ndryshe, por jo kundër LDK-së”, ka thënë Gashi në një intervistë për Epokën e Re.

Ai ka thënë se në bazë të deklarimeve të dy liderëve që janë pjesë e koalicionit qeverisës, ky koalicion do ta çojë mandatin deri në fund.

Gashi ka thënë se në ditët e ardhshme, Kosovën e presin zhvillime të rënda, si: formimi i Gjykatës Speciale, presioni i BE-së për ta luftuar korrupsionin, nevoja shumë e madhe për zhvillimin ekonomik dhe mundësia e lëvizjes së lirë për qytetarët.

“Të gjitha këto zhvillime mund të kenë ndikim politik”, ka thënë Gashi.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...