Gashi: LDK-ja nuk duhet të ketë vija të kuqe ndaj partive politike

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja nuk duhet të vendos vija të kuqe të bashkëpunimit me ndonjë parti politike në Kosovë.

Sipas tij, koalicioni me PDK-në nuk ka qenë i natyrshëm, por sipas tij, njëjtë kishte ndodhur edhe me  koalicionin me AAK në vitin 2004, pastaj edhe koalicioni i PDK-së në vitin 2007.

“Të gjitha këto kanë rënë poshtë. Kemi arritur në fazën e pajtimit brenda kosovar dhe nuk ka më një arsye që dikush të përjashtohet nga mundësia e bashkëpunimit. Në fund jemi të detyruar të bëjmë koalicion nga rrethanat dhe vendimmarrja politike”, ka theksuar ai

Gashi ka thënë se LDK-ja pas koalicionit me PDK-në dhe votimit të Hashim Thaçit për president, teorikisht rrezikon që të dëmtohet në elektorat.

“LDK duhet të gjejë forcën që ta amortizojë këtë gjendje. Me rëndësi është që LDK-ja të jetë atraktive dhe të ketë një ofertë serioze për elektoratin. E rëndësishme pakoja me të cilën LDK shfaqet para elektoratit. Ka nevojë për reformim strukturor të LDK-së”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...