Gashi: Kur u sulmua autobusi në të ishin tetë persona

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, thotë se kur u sulmua në autobus ishin tetë persona. Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Tetë persona kanë qenë, do të thotë autobusi ka qarkulluar nga Gjakova në Deçan dhe në fshatin Gllogjan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera’, tha Gashi për KlanKosova.

Tutje ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.

Kurse në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe policia është në kërkim të të dyshuarve.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...