Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se nuk iu beson deklaratave të obduksionit e as deklaratave të kryeprokurorit Sylë Hoxha mbi raportin e autopsisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore lidhur me vdekjen e Asterit Deharit.
Ai ka thënë se kryeprokurori është ngutur duke dhënë një përfundim të tillë. Gashi është shprehur se kryeprokurori Hoxha nuk është dashur që ta japi përfundimin se Dehari ka bërë vetëvrasje pa pasur një vendim lidhur me këtë çështje. Ai tha se raporti nga kryeprokurori Sylë Hoxha, nuk është raport zyrtar pasi sipas Gashit, ky raport nuk i nxjerr të gjitha provat.
“Prej datës 7 nëntor të gjithë mjekët janë pajtuar se Astrit Dehari ka vdekur nga afisksia- ku rrugët e frymarrjes janë bllokuar me një mjet të fortë. Është pak e çuditshme dhe e pazakonshme që Prokurori Sylë Hoxha tha se ka bë vetëvrasje Kështu prokurori nuk duhet të thotë derisa të nxjerrë një vendim me vulë të Prokurorisë. Nuk e di pse Kryeprokuroi ka dhënë një vendim të tillë në konference kurse ne e kemi ditë prej fillimit. Që Astrit Dehari ka vdek nga asfiksia bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes që janë shkaktuar nga një mjet i fortë.
Tomë Gashi u shpreh se raporti rezultoi në vetëvrasje, por që këtë raport ai nuk e beson.
“Kjo doli vetëvrasje nga mjekët ligjorë, mirpo nuk besoj se dikush i beson kësaj”, ka thënë Gashi.
Tutje, Avokati Gashi ka deklaruar se rastin e Astrit Deharit nuk e mbyll ky raport i obduksionit, i publikuar sot.
“Si është e mundshme që në dhomë të gjendet peshqir me madhësi mesatare që është i zhytur me gjak, sapun me gjak”, ka kërkuar avokati sqarime shtesë për tu hetuar. /GazetaExpress/


