Gashi i LDK’së i kërkon reagim urgjent Zemajt për t’i hequr monopolin Devollëve në testime

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër pasi që Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, aktualisht i ka hapur rrugë vetëm një laboratori privat për kryerjen e testimeve PCR për COVID-19.

Bëhet fjalë për laboratorin që është në pronësi të vajës së Blerim Devollit “Medical Laboratory Services”, raporton Gazeta Express.

Gashi ka thënë se MSH duhet urgjentisht të largojë monopolin në tregun për testimet e PCR dhe që të mos lejojë vetëm operimin e vetëm një kompanie.

“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij zyrtar.

MSH kishte licencuar vetëm dy laboratorë për kryerjen e testeve PCR për COVID-19. Megjithatë laboratorit të UBT’së i është hequr licenca, dhe tashmë vetëm laboratori MLS është duke kryer analizat e llojit PCR./

SHIKO MË SHUMË

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...