Gareth Bale vazhdon me Real Madridin, i premtohet roli i Ronaldos

PUBLIKUAR

Gareth Bale do të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid, pasi drejtuesit e klubit i kanë premtuar rol të ri në skuadër.

Sipas Sun, Bale ka qenë i pasigurt rreth të ardhmes para verës, sepse nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin e atëhershëm, Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, e ka bindur uellsianin se ai është pjesë kyçe e planeve të tij, një rol që më parë ka qenë i pamundur për të shkaku i Zidane dhe Cristiano Ronaldos.

Por, meqë Zidane dhe Ronaldo janë larguar nga klubi, tani gjërat kanë ndryshuar për Bale, dhe ai pritet të vazhdojë me Madrid.

Për uellsianin interesim kanë shprehur Tottenhami dhe Manchester Unitedi, por ai tani është i hapur për të nënshkruar kontratë të re me klubin e tij. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...