Gareth Bale te “psikologu”!

PUBLIKUAR

Gareth Bale e ka ndier shumë presionin e sezonit të kaluar kur nuk i dha asnjë trofe Realit. Pas fitores 6:0 kundër Espanyolit, ai nxjerr në pah arsyet e atij zhgënjimi.

“Sezonin e parë ishte i jashtëzakonshëm, por tek i dyti pata shumë vështirësi. Nuk ndihesha i integruar dhe presioni i tepërt të bën të ndihesh keq. Ndërsa tani ndihem shumë mirë në pozicionin e ri që më ka integruar trajneri. Si sulmues qendre kam gjetur shumë mirë. Ne duam të shënojmë sa më shumë gola. Arma më e fortë është besimi që kemi. Me Benitezin është shtuar optimizmi”, nënvizoi Bale.

Ndërkohë, “Daily Mail” ka zbuluar se sulmuesi uellsian ka marrë leksione psikologjike në Angli. Ai ka marrë leksion nga psikologu i sportit, Jeremy Edwards, i cili ka ndihmuar si Joe Hart dhe Luke Shaw.

Edwards ka qenë basketbollist në vitet ’90 dhe ndihmon pacientët si të tejkalojnë situatat e vështira si me fansat, drejtuesit dhe me mediat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...