Kim Kardashian është një yll televiziv tejet i njohur gjithandej nëpër botë, kjo falë formave të saj bombastike dhe paraqitjeve publike.
Madje ajo ka një impakt të madh në të gjithë botën, duke arritur të organizojë takime edhe në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Indeksonline.
Ajo e ka bërë të famshme gjithë familjen Kardashian, pjesë e së cilës janë edhe motrat e saj.
Me motrën e madhe Kourtney-n, ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi duke shkruar : “Motrat në Armeni”.
Kujtojmë që ato kanë prejardhje nga Armenia dhe nuk hezitojnë ta bëjnë publike në çfarëdo rasti. /Indeksonline/





