Garë dramatike në Austri: Kandidatët presidencialë marrin nga 50 për qind të votave!

PUBLIKUAR

Rezultatet e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Austri, tregojnë se gara është plotësisht e barabartë dhe se të dy kandidatët, Norbert Hofer nga Partia së Lirisë dhe Alexander Van der Bellen nga Partia e të Gjelbërve, pasi numërimit të 98 për qind të votave janë në raportin 50-50!.

Për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore, të dy partitë kryesore politike, socialdemokratët dhe popullorët, u përjashtuan në raundin e parë të garës për president.

Çështja kryesore e fushatës ishte kriza evropiane e migrantëve, meqë në Austri është rritur numri i azilkërkuesve. Rreth 90 mijë veta vitin e kaluar kërkuan azil në Austri, shifër kjo që paraqet një për qind të popullsisë austriake, transmeton Telegrafi.

Mbështetje e Partisë së Lirisë është rritur për shkak të frustrimit që votuesit kanë me dy partitë e mëdha politike dhe nga frika e krizës së emigrantëve. Kjo parti bazohet kryesisht në fushatën anti-emigrante.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial, por suksesi i mundshëm i Hoferit mund të jetë paralajmërim për sukses të partisë së tij të ekstremit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

Presidentët e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Martin Schulz, kanë shprehur shqetësim për mundësinë e fitores Hoferit.

Këto rezultate janë në margjinën e gabimit prej 0.8 për qind. Votat që do të arrijnë me postë do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...