Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë në garën e ngushtë për pozitën e katërt në Premierligë, pozitë e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Manchester United dhe West Ham United matematikisht janë gjithashtu në garë, por më afër pozitës së katërt janë skuadrat nga Londra, shkruan Gazeta Express.
Arsenali momentalisht renditet i katërti me 60 pikë, dy më shumë se Tottenhami i pozitës së pestë.
Të dy skuadrat deri më tani kanë zhvilluar nga 33 ndeshje, teksa deri në fund të sezonin do t’i zhvillojnë edhe nga pesë të tjera.
Rivalët lokal, Arsenali dhe Tottenhami, do të përballen me njëra-tjetrin më 12, në ndeshjen ku mund edhe të përcaktohet shumëçka.
Pesë ndeshjet e ardhshme të Arsenalit dhe Tottenhamit:



