Gani Geci thotë se Thaçi nuk e ka asnjë ditë luftë: Ja çfarë i tha Adem Jashari, Rexhep Selimit!

PUBLIKUAR

Gani Geci ka bërë një postim tjetër në Facebook, që ndërlidhet me debatin mes ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcit, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Une per Luften mund te flas me cilin doni ju ndashtë me Hashim Thaqin ndashte me Rexhep Selimi ndashtë cilido burre që i thatë bukes bukë e ujit ujë e u kan ne Luften e Fundit.

E verrteta ështe se Hashim thaqi nuk e ka asni ditē Lufte porë e vërteta tjeter ështe se në fshatin Polacë kurë është ba lufta ne Likoshanë para 30 ushtarve Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit une qe jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin . Une nuk jam kanë ushtarë as i Bandes se Rexhep Selimit as i bandes së Hashim Thaqit . Une jam kan ushtar i komandantit Legjendar dhe kam mbrojtur Kushtetuten e Republikës së Kosovës” (sic.), ka shkruar Geci në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...