Gani Geci: Do ta ndryshojë mbiemrin shkaku i Sabit Gecit

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ish–anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, “ka qenë hajn dhe kriminel”.

Sipas tij, Sabit Geci ka qenë një person i cili i ka vjedhur viça nëpër katund, duke shtuar se atë ka qenë duke e vra Osman Geci për shkak të vjedhjes së kafshëve.

Geci ka folur edhe lidhur me ftesat që i ka bërë Salustro të dëshmojë për rastin e Drenicës.

“Salustro më ka ftuar disa herë që të dëshmoj në rastin e Drenicës dhe asnjëherë nuk kam pranuar të jem dëshmitar në këtë rast. Unë në asnjë rast nuk kam qenë dëshmitarë dhe as nuk kam lidhje me dëshmitarët që pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka bërë të ditur se do ta ndërrojë mbiemrin shkaku i Sabit Gecit.

“Do ta ndryshojmë mbiemrin, do ta bëjmë Bajraktari, dhe ai nuk mundet me marrë këtë mbiemër. Nuk është ai i kabilës tonë, e cila kabile i ka diku rreth 30 shtëpi”, ka shtuar Geci./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...