Galtier do të vazhdojë si trajner i PSG-së

PUBLIKUAR

Edhe pse Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë lider në Ligue 1, humbja e fundit nga Rennes ka arritur presionin ndaj Christophe Galtier, i cili gjithashtu u përball me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve.

Por, sipas “RMC Sport”, nuk do të merret asnjë vendim lidhur me të ardhmen e Galtierit, i cili do të vazhdojë të jetë trajner te parisienët, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht dështimit edhe të këtij viti në Evropë, krerët e klubit thuhet se nuk do të nxitojnë në vendim lidhur me të ardhmen e trajnerit, pasi nuk e kanë ende të qartë se kush mund të jetë trajneri ideal për të ardhmen.

Te PSG-ja shpresojnë se pauza ndërkombëtare do t’ua lehtësojë krizën e tyre, dhe pastaj të vazhdojnë rrugën drejt titullit të 11-të në Ligue 1.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, raportohet se do të qëndrojë në Doha gjatë javëve në vijim dhe do të monitorojë situatën – por për momentin, menaxhmenti i klubit do të mbetet ashtu siç është.

Galtier me kampionin në fuqi francez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini prin në tabelë me 66 pikë, shtatë më shumë se Marseille. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...